Emiliano Martinez do të largohet nga Aston Villa në fund të sezonit.
Por duket se portieri argjentinas nuk do të ndryshoj ligën, pasi raportohet se Manchester United e duan atë në skuadër.
DSports raporton se ”Djajtë e kuq” tashmë kanë bërë ofertë në drejtim të Emiliano Martinez.
32-vjeçari shihet si zëvendësuesi ideal i Andre Onana, i cili pati një sezon jo të mirë me Manchester United.
Për Martinez ka shfaqur interesim edhe Barcelona dhe disa skuadra nga Arabia Saudite.
Vlera e tij në tregun e transferimeve është rreth 25 milionë euro.