Wednesday, 13. May 2026
Sport

VIDEO/ Përfundon gara në Imola, Hamilton nuk futet në podium. Vershtapen merr fitoren e dytë sezonale në Formula 1

GS 18/05/2025 1 Min. Lesezeit

Maks Vershtapen ka fituar Çmimin e Madh të Emilja Romanjës, e njohur si gara e Imolas në Formula 1. Kjo ishte fitorja e dytë për holandezin në këtë edicion, i cili la pas dy pilotët e MekLaren, respektivisisht Noris dhe Piastri.

bandicam 2025-05-18 17-21-14-807

Kjo garë i pati të gjitha, pasi u përfshi edhe makina virtuale e sigurisë si dhe makina e sigurisë në pistë. Piloti i Red Bull ia doli që në fund ta mbyllte i pari dhe të merrte 25 pikë.

Hamilton e përfundoi garën në vendin e katërt ndërkohë. Piloti tjetër i Ferrarit, Leklerk, e mbylli i gjashti.

Renditja  e përgjithshme udhëhiqet nga Piastri me 146 pikë, ndërssa Norris me 133 pikë dhe Vershtapen me 124 pikë ndjekin nga pas.

Pamje nga finishi i Vershtapen: (VIDEO)

GrPSqmpXEAASnsc

PANORAMASPORT.AL

Teilen: