Saturday, 25. April 2026
Sport

Manchester United i vendos çmimin Maguire, por askush nuk e do në ekip

GS 11/07/2023 1 Min. Lesezeit

Duket se e ardhmja e kapitenit anglez të Manchester United është ende në pikëpyetje. Harry Maguire nuk është më titullar te “djajtë” dhe zërat kumbojnë për një largim të tijin nga “Old Trafford”.

Sipas “Manchester Evening News”, drejtuesit e klubit anglez i kanë vendosur një çmim prej rreth 60 milionë eurove. Kjo është një shifër që asnjë klub tjetër nuk do ta paguante për të marrë shërbimet e Maguire.

United shpenzoi më shumë se 87 milionë euro për Maguire dhe tashmë klubi nuk është i gatshëm ta lërë të largohet për më pak se gjysma e shpenzimit./h.ll/abcnews.al

Teilen: