Wednesday, 13. May 2026
Sport

​Manchester United nënshkruan me brazilianin Cunha

GS 01/06/2025 1 Min. Lesezeit

Manchester United, ka arritur marrëveshje me Wolverhampton Wanderers për transferimin e Matheus Cunha.

Në njoftimin në faqen zyrtare të klubit nuk jepen detaje të marrëveshjes me futbollistin brazilian.

Mediat britanike raportojnë se Djajtë e Kuq aktivizuan klauzolën e lirimit prej 62.5 milionë funte (rreth 83.5 milionë dollarë) në kontratën e Cunha, duke nënshkruar me sulmuesin 26-vjeçar për një marrëveshje pesëvjeçare.

Cunha, i cili iu bashkua Wolverhampton nga Atletico Madrid në vitin 2023, ka shënuar 17 gola në 36 ndeshje.

Teilen: