Kreu i stolit “axurr” ka zgjedhur 3 portierë, 7 mbrojtës, 7 mesfushorë dhe 6 sulmues për ndeshjen e parë të Nations League.
Trajneri i Italisë, Roberto Mancini, ka bërë zgjedhjet e tij përpara sfidës me Belgjikën në Nations League. Grupi është i formuar nga 34 futbollistë, por vetëm 23 mund tëjenë zyrtarisht në protokoll mes formacionit dhe stolit. Në këtë situatë, Mancini është detyruar të bëjë 11 shkurtime, disa prej tyre me peshë madje.
Mbeten jashtë ndeshjes së sotme portieri Pessina, mbrojtësit Bastoni (i skualifikuar nga kartoni i kuq që mori ndaj Bosnjës në Play-off-in e Botërorit), Ghilardi, Kouadio dhe Ruggeri. Në mesfushë nuk do të jenë në dispozicion Ricci dhe Fagioli, kurse në sulm Inacio, Vergara, Zaniolo dhe Sebastiano Esposito. Bie poshtë, të paktën për momentin, mundësia për të parë në fushë njëkohësisht dy vëllezër me fanellën e Italisë.
Të grubulluarit e trajnerit Mancini për Belgjikën
Portierë: Donnarumma, Carnesecchi dhe Vicario
Mbrojtës: Kayode, Ahanor, Calafiori, Coppola, Scalvini, Di Lorenzo dhe Mancini.
Mesfushorë: Romano, Mandragora, Tonali, Doumbia, Zoma, Frattesi dhe Barella.
Sulmues: Pio Esposito, Kean, Raspadori, Scamacca, Maldini dhe Cambiaghi.