Sunday, 25. January 2026
Sport

Maqedonia e Veriut e mbyll me Milevskin, në ‘play-off’-in e Botërorit me trajner të ri

GS 01/12/2025 1 Min. Lesezeit

Tashmë është zyrtare. Trajneri Blagoja Milevski nuk do të vazhdojë në krye të Maqedonisë së Veriut, pasi kontrata i përfundoi më 30 nëntor.

Bordi drejtues i përfaqësueses maqedonase ka vendosur sot, që të mbyllë bashkëpunimin me Milevskin.

Në njoftim është shprehu se bordi mendon që nevojitet energji e re për sfidat e ardhshme.

Maqedonia e Veriut do të luajë “play-off”-in për në Botëror me Danimarkën më 26 mars 2026.

Data e vendosur si limit për të treguar trajnerin e ri është 25 dhjetor.

Një ndër kandidatët e përmendur është Goce Sedloski, ish-trajneri i Vllaznisë.

Teilen: