Saturday, 16. May 2026
Sport

Maqedonia e Veriut humb gjasat për Euro 2024, pëson nga Ukraina

GS 14/10/2023 1 Min. Lesezeit

Ukraina ka mposhtur Maqedoninë e Veriut, duke ia humbur pothuajse të gjitha shpresat për kualifikim në Euro 2024.

Ukraina triumfoi me rezultat 2-0 në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.

  

Djemtë e Serhiy Rebrov vazhduan të dominojnë dhe atyre në fund iu dhurua gola hapëse kur Jani Atanasov ia dha topin në buzë të zonës Sudakovit përfundoi në rrjetë.

Oleksandr Karavaev e vulosi fitoren e vendasve me gol në minutat e fundit të ndeshjes.

Ukraina tani gjendet në vendin e dytë në Grupin C me 10 pikë, mbrapa vetë Anglisë që ka 13 sosh.

Italia është në vendin e tretë me shtatë pikë, por ka dy lojë më pak të zhvilluara.

Nga ana tjetër Maqedonia ka vetëm shtatë pikë në vendin e katërt.

Te Maqedonia nga minuta e parë luajtën Enis Bardhi, Visar Musliu dhe Ezgjan Alioski, derisa Arijan Ademi hyri në pjesën e dytë. /Lajmi.net/

  

  


Teilen: