Humbja në debutim si trajner i Shqipërisë duket se nuk ka shqetësuar shumë Rolando Maran, i cili pranoi sot se do të shfrytëzojë miqësoret për të njohur më mirë lojtarët.
“Kemi nevojë për kohë dhe për të kuptuar se si mund të zhvillohemi më tej. Po monitoroj me kujdes disa lojtarë për të kuptuar se cili është pozicioni i tyre më i mirë në fushë. Ndeshja me Luksenburgun do të më shërbej shumë mirë në këtë drejtim. Nuk duhet që të harrojmë se Liga e Kombeve është shumë pranë”, tha Maran.
“Sigurisht që ka disa gjëra që duhet të ndryshojmë. Në momentin kur ushtrojmë presion lart, nuk duhet të kemi hapësira, pra ekuilibrim. Kemi shumë vlera në ekip. Besoi se përmirësimi do të vijë shumë shpejtë. Këto 3-4 ditë jemi kuptuar mirë dhe besojmë se do e gjejmë gjuhën e përbashët. Nuk ka kundërshtarë të lehtë, por duhet të hyjmë në fushë dhe me impenjim të madh”, pohoi Maran.