Szimon Marciniak është kthyer në natën e të martës në një personazh shumë të diskutuar, për gjykimin e tij në ndeshjen mes Interit dhe Barcelonës. Gjyqtari që mban stemën e FIFA-s, u kritikua nga katalanasit të cilët pretendojnë se ka drejtuar ndeshjen në favor të skuadrës italiane.
Marciniak është një nga emrat më të vlerësuar në UEFA, e cila i beson atij vazhdimisht sfida të rëndësishme dhe me shumë rivalitet. Sigurisht, Marciniak bën pjesë në grupin e gjyqtarëve të cilëve u besohen rregullisht ndeshjet finale të turneve të rëndësishme për kombëtare dhe klube.
E tillë është edhe gjysmëfinalja e Ligës së Kampioneve, për të cilën ai ka përfituar një shifër të konsiderueshme. Sipas strukturës së pagesave të vendosura nga UEFA, rezulton se gjyqtari kryesor polak ka përfituar 7800 euro për drejtimin e gjysmëfinales së Ligës së Kampioneve.
Një shifër e tillë përfitohet edhe nga gjyqtarët të cilët drejtojnë në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve, ku shifra më e lartë është për finalen e turneut, 10500 euro.
PANORAMASPORT.AL