Wednesday, 8. April 2026
Sport

Marco Reus zyrtarizohet tek skuadra e re

GS 15/08/2024 1 Min. Lesezeit

Marco Reus është transferimi i fundit i LA Galaxy.

Këtë të enjte, skuadra e MLS-së zyrtarizoi pa asnjë kosto nënshkrimin e ndërkombëtarit gjerman, duke konfirmuar më tej se ai nënshkroi një kontratë të vlefshme për dy vjet e gjysmë, pra deri në fund të edicionit 2026 të ligës së Amerikës së Veriut, transmeton GazetaBlic Sport.

Me transferimin e tij të konfirmuar në futbollin e Amerikës së Veriut, Marco Reus tani do të nisë aventurën e tij të parë jashtë Gjermanisë dhe të tretën jashtë Dortmundit , klubi që ai përfaqësoi në 12 sezonet e fundit dhe në të cilin fitoi dy Kupa të Gjermanisë dhe dy Superkupa.

Teilen: