Trajneri i Manchester City, Enzo Maresca, ka mbetur shumë i kënaqur nga fitorja 3-0 që “qytetarët” arritën dje në shtëpinë e Liverpool. Një fitore që i mban ata në krye të renditjes së Premier League, ku janë ende të pamposhtur.
Ky sukses erdhi në një moment delikat, pas akuzave ndaj Manchester City, duke bërë që tifozët e “reds” ta prisnin skuadrën rivale mes vërshëllimave: “Duhet të mësohemi të përballemi me zhurmën, sepse ajo do të na shoqërojë në të gjitha ndeshjet si skuadër udhëtuese”.
“Duhet ta menaxhojmë këtë situatë dhe të bëjmë zhurmën tonë duke shënuar gola e duke fituar. Zhurma jonë është të fitojmë ndeshje si kjo e djeshmja. Në fund të ndeshjes, dëgjoheshin vetëm tifozët tanë dhe zhurma jonë“, tha Maresca.
“Rrethana dhe ambienti ishin vërtet të vështira për ne. Patëm pak vështirësi në pjesën e parë. Ishim mjaftueshëm të mirë me topin, por jo sa duhet. Në pushimin mes pjesëve bëmë disa rregullime dhe në pjesën e dytë ishim shumë më mirë”, shtoi italiani.
“Në fazën e ndërtimit të lojës, nuk po vepronim siç duhet sipas planit tonë për arsye të ndryshme, por në pjesën e dytë u përmirësuam ndjeshëm. Mendoj se këshillat dhe modifikimet që bëmë në pushim dhanë rezultat”, tha Maresca.