Monday, 7. September 2026
Futboll

Maresca: Fitore ‘e shëmtuar’ por i kënaqur me 3 pikët, tani të përqendruar te Champions

GS 07/09/2026 2 Min. Lesezeit

Enzo Maresca tha se ishte i kënaqur me mënyrën se si skuadra e tij e Manchester City fitoi 1-0 ndaj Coventry, të shtunën në Premier League, ndërkohë që skuadra e tij bëhet gati për debutimin në Champions League (të martën ndaj Porto).

Trajneri italian, në këtë ndeshje aktivizoi edhe blerjet e reja, Enzo Fernandez e Iliman Ndiaye. “Jam i kënaqur me fitoren, për arsye të ndryshme. Vuajtëm së bashku deri në fund, por jo të gjitha fitoret do të jenë të bukura. Ne kemi nevojë për këto lloj fitoresh”, tha Maresca.

Më tej, ai tha: “Ishte një fitore paksa e shëmtuar. Është diçka që na duhet dhe mbi të gjitha nuk pësuam gol. Kjo është e rëndësishme. Fernandez? Ai mbërriti vetëm dy ditë më parë, ka qenë i frustruar dy ose tre javët e fundit”.

“Në fund të fundit, ai luan që nga fillimi dhe unë jam mjaft i lumtur. Kemi ndarë kohë së bashku, kështu që është më e lehtë sepse e njohim shumë mirë njëri-tjetrin. Dhe e di që ai do të na ndihmojë të fitojmë ndeshje”, tha Maresca.

“Tani duhet të jemi gati për një ndeshje tjetër të rëndësishme, si ajo në Champions ndaj Porto. Deri më tnai kemi bërë mirë detyrat në Premier, koha për të bërë mirë edhe në Europë”, tha Maresca.

Teilen: