Thursday, 29. October 2026
Futboll

Maresca: I kënaqur me kualifikimin dhe rotacionin e skuadrës, të rinjtë e justifikuan fanellën

GS 29/10/2026 2 Min. Lesezeit

Trajneri i Manchester City, Enzo Maresca, ka mbetur i kënaqur nga kualifikimi në raundin tjetër të Carabao Cup. Skuadra e “citizens” mposhti me penallti Brighton, një rezultat që trajneri italian e konsideron të rëndësishëm duke parë rivalin.

“Brighton po kalon një moment të shkëlqyer. Ata shënojnë shumë gola në çdo ndeshje, ndaj e dinim se do të ishte e vështirë. Në aspektin mbrojtës mund të kishim bërë më mirë. Por, me këtë projekt kemi nisur vetëm tre muaj më parë”, tha Maresca.

“Ka shumë gjëra që mund t’i bëjmë më mirë. Ndeshja ishte kaotike, por në përgjithësi e kontrolluam mjaft mirë. Brighton luan gjithmonë në sulm, me mbulim ‘një për një’. Të shtunën do të jetë saktësisht e njëjta gjë”, shtoi italiani.

Më tej, Maresca tha: “Ky është një kompeticion tjetër, por ambicia duhet të mbetet e njëjtë. Ne duhet të bëjmë detyrën tonë, që do të thotë të fitojmë ndeshjet. Për momentin, po e bëjmë këtë.”

Më tej, foli edhe për rotacionin e skuadrës, me shumë të rinj në fushë: “Isha i kënaqur me mënyrën se si e planifikuam ndeshjen dhe me rotacionin. Isha shumë i kënaqur me lojtarët që luajtën.”

Teilen: