Saturday, 4. July 2026
Sport

Maroku, çerekfinalisti i parë në Botëror

GS 04/07/2026 1 Min. Lesezeit

Maroku është bërë përfaqësuesja e parë që avancon në çerekfinale të Kupës së Botës.

Maroku të shtunën mbrëma në kuadër të 1/8 së finales e mposhti Kanadanë me rezultatin bindës, 3:0.
Maroku të tre golat i realizoi në pjesën e dytë.

Azzedine Ounahi shënoi për 1:0 në minutën e 50-të.

Mesfushori i Gironas e realizoi edhe golin e dytë në minutën e 82-të.

Golin e tretë e shënoi Soufiane Rahimi në minutën e 98-të.

Në çerekfinale, Maroku luan me fituesin e duelit Francë-Paraguai.

Teilen: