Presidenti i Federatës Marokene të Futbollit ka bërë me dije se finalja e Botërorit 2030 do të luhet në Kazablanka.
Sipas Fouzi Lekjaa akti i fundit i kompeticionit, i cili do të luhet në Marok, Spanjë dhe Portugali do të luhet në “Gran Estadio Hassan II”.
“Provinca e Benslimán (ku ndodhet Kazablanka) do të ketë shansin e madh të organizojë finalen e një eventi si Kupa e Botës”, tha drejtuesi më i lartë i futbollit në shtetin afrikan, i cili ka qenë një figurë kyçe në arritjen e madhe të Marokut, i cili u zgjodh së bashku me Spanjën dhe Portugalinë për të organizuar eventin.
Teilen: