Thursday, 25. June 2026
Sport

Maroku synon ta fitojë Botërorin

GS 25/06/2026 1 Min. Lesezeit

Maroku fitoi ndaj Haitit 4:2 dhe e siguroi fazën nokaut nga pozita e dytë, prapa Brazilit. Përzgjedhësi Mohamed Ouahbi tani beson se përfaqësuesja që e drejton, mund të triumfojë në këtë Kupë të Botës.

“Maroku ka hyrë në një dimension të ri dhe jemi pjesë e një momenti ku besojmë se mund ta fitojmë trofeun. Por duhet të jemi të përkushtuar 100 për qind. Lojtarët besojnë dhe i njëjti synim është edhe nga ne, stafi”, ka thënë pas ndeshjes përzgjedhësi Ouahbi.

Brazili ishte para Marokut për shkak të goldallimit më të mirë. Të dyja patën nga shtatë pikë, por ndeshja e ndërsjellë përfundoi 1:1. Kriteri i dytë pas ndeshjeve të ndërsjella është goldallimi, dhe këtu brazilianët patën përparësi.

Teilen: