Piloti spanjoll i Ducati Pramac, Jorge Martin, fitoi sot pasdite garën sprint në MotoGP, zhvilluar në pistën gjermane të Sachsenring. Sukses i merituar i Martin, që mbron kreun e renditjes provizore.
Në vendin e dytë u klasifikua piloti portugez Migel Oliveira me Aprilia, që la pas italianin e Ducatit zyrtar, Francesco Bagnaia (i treti). Më pas u renditën italianët Bastianini e Morbidelli.
Për sa i përket garës, ajo u dominua nga Martin edhe pse në pjesën më të madhe të kohës rivalizoi me Oliveira.
Gjithsesi, në 4-5 xhirot e fundit spanjolli u shkëput dhe e pati më të qetë fitoren.
Në renditjen e përgjithshme, Martin ka 15 pikë avantazh ndaj Bagnaia, ndërkohë që nesër do të zhvillohet gara zyrtare e Cmimit të Madh të Gjermanisë. Dyshja e kreut duket se do të duelojë e vetme për titullin kampion këtë sezon.