• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, July 2, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Masa të rrepta sigurie për ndeshjen me Zvicrën, Federata Serbe tregon cilët flamuj lejohen në stadium

09/10/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ndeshja Serbi-Zvicër, e cila luhet në kuadër të Ligës së Kombeve, po pritet me shumë interes.

Ky takim do të zhvillohet të shtunën në orën 20:45 në Leskovc të Serbisë.

Përfaqësuesja e Zvicrës, që për kapiten ka Granit Xhakën, është mbledhur të hënën, ashtu si përfaqësueset e tjera evropiane. Zvicra nuk planifikon stërvitje në Leskovc. Të premten prej orës 11:00 helvetikët ushtrojnë në St. Gallen, ndërsa në ora 16:00 udhëtojnë për në Nish.

Në ora 19:15 në Leskovc, Zvicra mban konferencë për shtyp në të cilën do të jenë trajneri Murat Yakin dhe një lojtar.

Por gjasat që të jetë kapiteni Xhaka nuk janë shumë të mëdha, për shkak të kaluarës së tij në ndeshjet me Serbinë.

Xhaka e Xherdan Shaqiri kanë udhëhequr Zvicrën në fitoret spektakolare ndaj Serbisë në dy Botërorët e fundit dhe janë goxha të urryer nga tifozët serbë edhe për mënyrën se si festuan.

Federata e Futbollit e Serbisë ka njoftuar për masa të rrepta sigurie në ndeshjen ndaj Zvicrës.

Ndër të tjera, Federata serbe ka njoftuar se do të lejohet vetëm hyrja me “simbole shtetërore” dhe ato të Federatës.

Pra, është bërë e qartë që nuk lejohen flamuj provokues ndaj Kosovës, për shkak të dënimeve që do të vinin nga UEFA.

Për flamuj provokues ndaj Kosovës e shqiptarëve, Federata serbe është dënuar së fundi në “Euro 2024”, por edhe shumë herë më parë.

Next Post

Përgatitjet e Kombëtares, Asllani dhe Uzuni kryejnë stërvitje të diferencuar

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.