Pavarësisht akuzave që rëndojnë ndaj tyre, Manchester City mori një fitore spektakolare 0-3 ndaj Liverpool-it në fundjavën që lamë pas. Që nga fillimi i ndeshjes e deri në fund, lojtarët e City-t u ishin në shenjëstër të tifozëve vendas, për shkak të akuzave të ngritura ndaj Man. City.
Një nga lojtarët që u përballë më së shumti me këtë situatë ishte Gigio Donnarumma. Portieri italian u përplas me një tifoz të Liverpool-it, i cili e kishte quajtur “mashtrues” ndërsa Donnarumma po kthehej në dhomat e zhveshjes.
Deri sa të dalë vendimi përfundimtar dhe Man. City të njihet me masat që do të merren ndaj tyre, lojtarët e “Qytetarëve” do të jenë vazhdimish “pre” e sulmeve dhe provokimeve të tifozëve kundërshtarë