• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, May 15, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Mbape fokusohet tek e tashmja: Mos më pyesni për Realin, në këto momente dua…

18/04/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Zyrtarizimi mungon, por pikëpyetjet për largimin e Kilië Mbapesë nga Paris SG-ja janë thuajse të pavlera. Në fund të sezonit, ai pritet të lërë Parisin dhe të udhëtojë drejt Madridit për të firmosur me Realin.

mbape

Por Mbape shpreson që t’i japë lamtumirën PSG-së me një trofe të rëndësishëm, më të rëndësishmin në fakt, Ligën e kampioneve, trofe që mungon në muzeun e klubit francez. Këtë e ka bërë të qartë dhe vetë ai pas suksesit 1-4 në Barcelonë, që i dha mundësi PSG-së të sigurojë një vend në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve.

KRENAR PËR PSG-në – “Jam krenar që ndodhem këtu (në Paris) që nga dita e parë. Nuk është, sepse ka momente të mira dhe të këqija që vuan krenaria ime. Krenaria që kam luajtur për këtë klub, për të përfaqësuar klubin nga kryeqyteti e vendit tim, është diçka e veçantë për mua, sepse jam rritur këtu. Të përjetosh një mbrëmje të tillë si parisiane është vërtet magjike. Kemi bërë një hap përpara, por duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë”.

REALI DHE CHAMPIONS – Por sa herë flitet për Mbapenë, aty në sfond është Reali. Për kapitenin e Parisit dhe kombëtares franceze, objektivi aktual është një dhe vetëm një, që kupa me veshë të mëdhenj të “parkohet” nën kullën Eifel. “Ëndrra ime e madhe është të fitoj Ligën e Kampioneve me Paris SG-në. Në çerekfinale kemi eliminuar një skuadër të madhe. Tani duhet të bëjmë gjithçka për të mbërritur në ‘Uembli’. Pas humbjes në ndeshjen e parë në Paris kemi punuar shumë fort, kemi analizuar gjithçka në imtësi dhe kishim shkuar në Barcelonë për të fituar dhe kualifikuar. Ka qenë një mbrëmje e madhe për Parisin”.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

​Angli: Ndryshime të mëdha në kompeticionin FA Cup

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.