Saturday, 15. August 2026
Sport

Mbappe humb derbin me Atleticon dhe Championsin

GS 25/09/2024 1 Min. Lesezeit

Sulmuesi i Real Madridit, Kylian Mbappe luajti 80 minuta dhe shënoi në fitoren 3-2 të skuadrës së tij kundër Alavesh, por u largua nga fusha duke treguar se ndjente një shqetësim në kofshën e tij.

Sot futbollisti ka kryer vizitat mjekësore dhe klubi i bardhë ka bërë të ditur se ai është diagnostikuar me një dëmtim në bicepsin femoral të këmbës së majtë.

Në vijim pritet të ketë informacione të tjera përsa i përket gjendjes së francezit.

Por e sigurt është që të paktën do të qëndrojë 3 javë jashtë fushave, duke humbur kështu derbin e Madridit me Atletikon dhe dy ndeshjet e Championsit.

Teilen: