Wednesday, 26. August 2026
Futboll

Mbappe i papërmbajtshëm, Real Madrid nuk e diskuton Sociedadin (video)

GS 26/08/2026 1 Min. Lesezeit

Real Madrid ka fituar 4-1 ndaj Real Sociedad në “Santiago Bernabeu”, ndeshje e vlefshme për La Liga-n, e prapambetur nga java e parë.

Ishte minuta e 40-të kur erdhi goli i parë i takimit. Pas një asisti maestral të Federico Valverde, ishte Kylian Mbappe ai i cili dërgoi topin në rrjetë. Goli i parë për francezin në këtë sezon të ri në La Liga.

Teilen: