Monday, 31. August 2026
Sport

Mbrëmja e Championsit, Real – Milan, plot 22 trofe në fushë

GS 05/11/2024 1 Min. Lesezeit

Rikthehet këtë të martë Champions League me gjysmën e ndeshjeve e raundit të katërt, ku sigurisht nuk mungojnë përplasjet e mëdha.

Më interesantja, pa dyshim se pritet të jetë ajo në mes të dy rivalëve të vjetër evropianë: Real Madrid dhe Milan. Do të luhet në mitikun “Santiago Bernabeu”, në orën 21:00.

Një përballje “titanësh” mes dy ekipeve që e kanë fituar më shumë herë këtë trofe: Reali 15 dhe Milani 7 herë.

Takime të forta dhe shumë interesante pritet të jenë edhe atomes të Liverpoolit dhe Bayer Leverkusenit, si dhe Lille-Juventus, të cilat gjithashtu luhen në orën 21:00.

Manchester City do të luajë në transfertë me Sportingin e Lisbonës, Borussia Dortmundit pret Sturm Grazin, teksa RB Leipzig është mysafir i Celticut.

Në ndeshjet tjera të mbrëmjes, PSV Eindhoven e pret Gironan, Dinamo Zagrebi luan në udhëtim te Slovan Bratislava dhe Bologna është nikoqir i Monacos.

Teilen: