Monday, 25. May 2026
Futboll

Mbyllen pjesët e para. Real Madrid i falet Vinicius Junior, Mallorca e Muriqit drejt Segunda Divizion (video)

GS 17/05/2026 1 Min. Lesezeit

Me përjashtim të Barcelona-Betis, në La Liga po luhen në të njëjtin orar të gjitha ndeshjet e tjera të javës së 37-të. Në pjesët e para nuk kanë munguar golat, ku rezultati është zhbllokuar në të gjitha takomet.

Në “Ramón Sánchez Pizjuán”, Real Madrid është duke udhëhequr 0-1 ndaj Sevilla, falë golit të Vinicius Junior në minutën e 15-të. Atletico Madrid është duke fituar 1-0 ndaj Girona, falë golit të Ademola Lookman.

Duke qenë se gara për titullin kampion dhe për kualifikimin në Champions League është vendosur, gara e vërtetë është për mbijetesën. Momentalisht Girona dhe Mallorca janë të rëna në Segunda Divizion bashkë me Real Oviedo, që ka rënë zyrtarisht.

Mallorca e vedat Muriqit është duke u mundur1-0 nga rivali direkt, Levante. Megjithatë ka ende minuta lojë dhe situata mund të ndryshojë.

SHIKOGOLAT

Teilen: