Manchester United ka zyrtarizuar blerjen më të re.
Carlos Baleba ka nënshkruar kontratën me gjigantin anglez, pasi kanë përfunduar marrëveshjet me lojtarin dhe ish-klubin e tij, Brighton.
Ai do të jetë lojtari i ri i “Djajëve të kuq”, nën urdhërat e trajnerit Michael Carrick.
Kamerunasi ka qenë pjesë e interesimit të Man Utd që nga viti i kaluar, por që kishte dështuar transferimi i tij.
Baleba ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me 20 herë kampionin e Anglisë.
Teilen: