• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, May 24, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Më pëlqen të jap asiste e të shënoj”, Bajrami pas stërvitjes së parë te Rangers: Synimi im është të fitojmë trofe

14/09/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Më në fund, e kaluara mbeti prapa.

Nedim Bajrami nisi etapën e re në karrierë te Glasgow Rangers në Skoci, dhe zhvilloi seancën e parë stërvitore.

U desh të kalonin disa ditë nga transferimi i tij nga Sassuolo në Itali, dhe kjo sepse mesfushori ishte i angazhuar me Kombëtaren shqiptare.

Rangers luan këtë të diel në Scottich Premiership në fushën e Dundee United, e padyshim që “ylli” i Kombëtares “kuqezi” do të donte të luante.

“Unë jam gati, por I takon trajnerit që të vendosë nëse unë do të luaj apo jo. Kam qenë me kombëtaren dhe them se jam gati. Unë jam lojtar ofensiv, më pëlqen të jap asiste, por edhe të shënoj. Mund të luaj edhe në krah të majtë, por më shumë më përshtatet roli me numrin 10. Së pari dua që të përshtatem sa më shpejt me ekipin. Të përmirësohe. Synimi im është që të fitoj trofe, të jap maksimumin, të kemi sukses edhe në Europa League”,- u shpreh Bajrami pas stërvitjes së parë me skocezët

Nuk dihet nëse Glasgow Rangers do të arrijë të lerë pas sezonin e vështirë të kaluar, kur Celticfitoi titullin për herë të tretë radhazi. /i.m /abcnews.al

Next Post

Nuk ka paguar qiranë, trajneri rrezikon ta përzënë nga shtëpia

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.