Monday, 23. March 2026
Sport

Me shiritin e kapitenit në krah, ish-mesfushori i Shpresave gjen rrugën e rrjetës në Zvicër

GS 23/08/2024 1 Min. Lesezeit

Mesfushori shqiptar Kastrijot Ndau, ka gjetur rrugën e rrjetës me skuadrën e Ëil në ligën e dytë të Zvicrës, në triumfin 4-0 të arritur ndaj Ksamaks. 

ndau

25-vjeçari mban edhe shiritin e kapitenit, teksa në minutën e 69-të, arriti të shënonte, nga pika e bardhë e penalltisë, duke vulosur shifrat në 4-0. 

Për Ndaun ky ishte goli i dytë në 5 javë kampionat. Vlen të theksohet fakti se në të kaluarën Kastrijoti ka qenë edhe pjesë e Kombëtares Shpresa. Bëhet fjalë për vitin  2018, kur është aktivizuar edhe në një miqësore të luajtur ndaj Italisë U-21.  

ndau2

Ndau u aktivizua 11 minuta me fanellën kuqezi, teksa dueli përfundoi 3-1 për Italinë U-21. Dimarko, Murgia dhe Parigini shënonin për Italinë, ndërsa golin për Shqipërinë e realizonte Vrioni.  

PANORAMASPORT.AL

Teilen: