Tuesday, 3. November 2026
Futboll

“Më shkakton neveri. Nuk i besoj lotët e tij të krokodilit”, në Francë nuk e “falin” Paulo Fonseca-n (video)

GS 03/11/2026 1 Min. Lesezeit

Në fitoren e fundit të Lyon 2-1 ndaj Angers në Ligue, trajneri Paulo Fonseca u përshëndet me tifozët dhe lojtarët me lot në sy, pasi portugezi do të marrë drejtimin e Sporting Lisbon. Klubi portugez largoi së fundmi Rui Borges, për shkak të rezultateve të dobta dhe ka zgjedhur në vend të tij, Paulo Fonseca. Ky i fundit edhe pse në mes të sezonit dhe nën kontratë me Lyon, ka vendosur të ndërpresë bashkëpunimin me klubin francez dhe të marrë drejtimin e Sporting.

Vendimi i Fonseca ka shkaktuar pakënaqësi të shumta në Francë. Ish-kampioni i botës në vitin 1998, tashmë në rolin e analistit, ka sulmuar ashpër trajnerin portugez, në Podcastin e Jerome Rothen.

“Më shkakton neveri! Skuadra ishte ndërtuar për të. A nuk mund të priste deri në fund të sezonit? Kanë mbetur edhe tetë muaj! Jam i shokuar. Ky futboll është i neveritshëm, në dëm të tifozëve. Nuk u besoj lotëve të tij të krokodilit”, tha Dugarry.

SHIKOVIDEON

Teilen: