Tuesday, 3. November 2026
Futboll

Real Madrid ndryshon planet për merkaton e dimrit, Mourinho gjen formulën e duhur

GS 03/11/2026 1 Min. Lesezeit

Real Madrid nuk ka ndërmend ta shfrytëzojë merkaton e dimrit për të përforcuar skuadrën. Me rreth 60 ditë të mbetura deri në hapjen e merkatos, drejtuesit madrilenë nuk po planifikojnë asnjë afrim të ri, pavarësisht pasigurisë që ekziston për disa pozicione të caktuara.

Nga ana tjetër, largimet nuk përjashtohen plotësisht, me kusht që një lojtar të shprehë dëshirën për t’u larguar dhe Jose Mourinho ta miratojë këtë gjë. Pikëpyetja e vetme është vetëm për brazilianin Endrick.

Sipas AS drejtuesit e “Los Blancos” besojnë se skuadra aktuale i zotëron cilësitë e nevojshme që klubi t’i rikthehet trofeve, pas një viti e gjysmë pa fituar asgjë. Drejtuesit e klubit kanë besim te plotë tek aftësitë e Jose Mourinho, dhe fitoret e javëve të fundit kanë rritur së tepërmi besimin në skuadër.

Vlen të kujtohet se Jose Mourinho ishte trajneri i fundit i Real Madridit që solli përforcime në janar, me afrimet e Emmanuel Adebayor në vitin 2011 dhe Diego Lopez në vitin 2013.

Teilen: