Tuesday, 19. May 2026
Sport

Më të shtrenjtit e Bundesligës/ Virc e Musiala mbajnë “kurorën”, Olize bën bujë

GS 28/03/2025 1 Min. Lesezeit

Xhamal Musiala i Bajern Mynih dhe Florian Virc i Bajer Leverkusen mbeten lojtarët më të vlefshëm të Bundesligës pas përditësimit të fundit të vlerës së tregut nga “Transfermarkt”. Dy talentet gjermanë vlejnë 140 milionë euro, sipas faqes së internetit të futbollit gjerman.

virc dhe musiala

Mishel Olize, Benjamin Sheshko dhe Hugo Ekitike kanë parë rritjen më të madhe të vlerës së tregut nga të gjithë lojtarët e Bundesligës. Interesante është se në top 10-she kryesojnë Lajpcig, së bashku me të “zakonshmit” Bajern Mynih, me nga 3 futbollistë.

Në 10 të parët, Borusia Dortmund identifikohet me talentin anglezë Xhimi Gitens, vlera e cilit shkon 50 milionë euro, e pandryshuar.

ME TE SHTRENJTET

PANORAMASPORT.AL

Teilen: