Wednesday, 13. May 2026
Sport

Media kroate tallet me serbët

GS 09/08/2024 1 Min. Lesezeit

Serbët janë të irrituar me një shkrim të mediumit kroat “Index.hr”.

Ata janë të habitur se si kroatët i gëzohen rezultateve katastrofë të klubeve serbe në garat evropiane.

“Pas humbjeve të reja të Partizanit dhe Vojvodinës, portali kroat “Index” shkruan për turpin e futbollit serb në një artikull me titull:

“Vazhdimi i debaklit serb: Janë më të dobëtit në Evropë, përpara San Marinos dhe Gjibraltarit” .

Media kroate tallet me rezultatet e skuadrave serbe.

“Tingëllon e pabesueshme që klubet serbe kanë 33 humbje, dy fitore dhe një barazim në 37 ndeshjet e fundit”, shkruan media kroate, duke shtuar:

“Sa të tmerrshme janë klubet serbe në Evropë këtë sezon, dëshmon fakti se me shtatë humbje dhe një fitore, ata janë në vendin e 54-të në Kontinentin e Vjetër.

Pra, tw fundit pas Serbisë janë si Andorra, Gjibraltari dhe San Marino!”.

Teilen: