Shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA, konkretisht Komisioni Disiplinor i UEFA-s ka nisur hetimet për pankartën dhe thirrjet “Kosova e Serbi” (por edhe për “Bessarabia e Rumanisë”), në ndeshjen Rumani-Kosovë, ku edhe u ndërpre loja për 50 minuta, raporton mediumi gsp.ro.
Sfida e zhvilluar të martën, u përcoll me skandale teksa tifozët shpalosën pankarta me shkrime: “Kosova është Serbi”.
Tashmë hetimi i UEFA-s ishte i pashmangshëm pasi arbitri francez Willy Delajod dhe delegati i UEFA-s, anglezi Andrew Shaw, paraqitën raportin, raporton mediumi gsp.ro, transmeton Klankosova.tv
UEFA në hetim do të analizoi gjashtë akuza:
Mesazhe provokuese me karakter fyes (pankarta të paligjshme, jo vetëm “Kosova është Serbi”, por edhe “Bessarabia është Rumani”).
Mesazhe provokuese të karakterit fyes (thirrje të paligjshme).
Sjellje raciste.
Ndezja e flakadënve.
Hedhja e mjeteve në fushë.
Bllokimi i zonave të aksesit publik.