Mediet zvicerane i kanë kushtuar artikull të veçantë fushës në “Fadil Vokrri”.
Sajti “20minuten.ch” ka raportuar për kujdesin e veçantë që autoritetet kanë marrë në prag të ndeshjes me Zvicrën, përcjell lajmi.net.
Gjithnjë sipas tyre, përkundër angazhimit, ajo nuk është në elementin më të mirë.
Në anën tjetër, përzgjedhësi Yakin ka folur për mediumin përkatës, duke thënë se ka pritur të jetë më keq.
Kujtojmë se përfaqësuesja zvicerane nuk është stërvitur fare në “Fadil Vokrri”.