Kupa e Botës dhe një valë e nxehtë përvëluese janë përdorur si justifikim për ministrin e arsimit në Meksikë kur bëri me dije mbylljen e vitin shkollor në vend më shumë se një muaj përpara afatit zyrtar.
Sekretari i Arsimit Mario Delgado e bëri njoftimin në një postim në rrjetet sociale të enjten, duke shkaktuar një valë kritikash mes frikës për ndikimin në arsim dhe shqetësimeve nga prindërit.
Të premten, Presidentja Claudia Sheinbaum duket se u tërhoq, duke thënë se orari ishte thjesht një propozim. Por Delgado nuk ndryshoi mendim dhe ritheksoi qëndrimin e tij gjatë një eventi në shtetin verior të Sonorës.
“Do ta përfundojmë vitin shkollor më 5 qershor sepse shumë shtete tashmë po përjetojnë temperatura të larta, dhe ekziston edhe çështja e Kupës së Botës”, tha ai për agjensinë franceze e lajmeve “AFP”.