• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Mercedes “josh” Verstappen, 3 herë kampioni i botës nuk mohon mundësinë e kalimit te gjermanët

14/09/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Max Verstappen është në kontratë me “Redbull” deri në vitin 2028, megjithatë holandezi nuk e mohon një kalim te Mercedes në të ardhmen, teksa ishte vetë shefi i skuderisë gjermane, Toto Wolff ai që i “thuri” elozhe tre herë kampionit të Botës pas Çmimit të Madh të Arabisë Saudite.

“Numri 1” i Mercedes u shpreh se të gjithë do ta dëshironin në skuadër një pilot si Verstappen, e më tej  i pyetur rreth këtyre komenteve, Verstappen theksoi se ka një vlerësim të madh për Wolff ndërsa shtoi se të ardhmes nuk i dihej kurrë.

“Për mua është një kënaqësi të dëgjoj fjalë të mira nga Wolff, megjithatë unë nuk ndikohem nga këto komente për të ardhmen. E respektoj shumë Wolff, pavarësisht disa “përplasjeve” në të kaluarën. Ishte normale pasi ishim në garë për titullin. Por, e theksoj se respekti për të nuk më ka munguar kurrë.

Një kalim i mundshëm te Mercedes? Nuk e di çfarë do të ndodhë pas vitit 2028. Nuk e di nëse do të largohem nga Formula 1 apo do të nënshkruaj një kontratë të re. Është ende herët dhe nuk mund ta parashikoj të ardhmen”,- u shpreh Verstappen. /i.m /abcnews.al

Next Post

Asani shkëlqen në Korenë e Jugut, anësori “kuqezi” shpallet lojtari më i mirë i muajit gusht

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.