Saturday, 9. May 2026
Sport

Merkato/ Bayern shumë pranë rinovimit të kontratës me Laimer

GS 09/05/2026 1 Min. Lesezeit

Bayern dhe Konrad Laimer janë gjithmonë e më pranë gjetjes së një akordi të ri. Siç dihet austriakut i skadon kontrata në 2027-ën dhe paraqitjet e tij me fanellën e Bayern-it kanë bërë që drejtuesit e klubit të bëjnë gjithçka për ta mbajtur përtej kësaj date.

Në ditët e kaluara mbi këtë çështje janë raportuar shifra, të cilat nuk korenspondojnë me realitetin. Thuhej se Laimer kërkonte deri në 15 milionë euro në vit ndërsa në të vërtetë shifra që është rënë dakord mes lojtarit dhe klubit për rinovimin është tre milionë më e vogël. Aktualisht Laimer në Mynih përfiton 9 milionë euro në sezon.

Teilen: