Monday, 6. July 2026
Sport

Merkato/ Florin Daniel Bratu është trajneri i ri i Partizanit  

GS 06/07/2026 1 Min. Lesezeit

FK Partizani zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me trajnerin Florin Daniel Bratu.

46-vjeçari nga Rumania, i cili është prezantuar sot nga presidenti Gazment Demi do të drejtojë të kuqtë në sezonin e ri 2026-2027.

Bratu me një karrierë të pasur si lojtar dhe trajner në Rumani dhe Qipro, si dhe eksperiencë në drejtimin e Kombëtares U-21 të Rumanisë, do të shënojë në drejtimin e të kuqve edhe përvojën e parë në kampionatin shqiptar.

Bratu ka nënshkruar një kontratë një vjeçare me opsion shtyrjeje.

Teilen: