Friday, 26. June 2026
Sport

Merkato, Laçi prezanton blerjen e parë

GS 26/06/2026 1 Min. Lesezeit

Laçi ka zyrtarizuar afrimin e parë në merkato në prag të nisjes së sezonit të ri, që i gjen kurbinasit në elitën e futbollit shqiptar. sulmuesi kosovar, Sokol Kiqina është një lojtar i Laçit.

“KF Laçi ka kënaqësinë të njoftojë afrimin e parë që i bashkohet ekipit bardhezi përpara nisjes së sezonit të ri. Klubi ynë ka arritur akordin me sulmuesin 24-vjeçar nga Kosova, Sokol Kiqina.

Pas eksperiencës tek ekipi i KF Dinamo Ferizaj ku shënoi 17 gola në total, Kiqina vesh fanellën bardhezi duke u bërë kështu përforcimi ynë më i ri”, shkruhet në njoftimin e klubit kurbinas.

Teilen: