Ksavi ka folur sot para mediave duke u ndalur te merkatoja që skuadra e tij ka bërë, si edhe për çështjen Negreira, ku Barcelona akuzohet se ka paguar arbitrat për të pasur favorizime. Këtë pretendim, Ksavi e ka hedhur poshtë duke shtuar se kurrë nuk është ndihmuar.
“Merkatoja? Drejtuesit i vlerësoj me 10! Jemi këtu përr të bërë më pak për shkak të rregullave dhe mendoj se është bërë punë e mrekullueshme. Kushtet kanë qenë të vështira dhe duhej të shpenzonim shumë pak.
Negreira? E kam thënë shpesh herë. Në 17 vite karrierë si lojtar në ekipin e parë dhe si trajner, asnjëherë nuk kam ndjerë përfitim dhe nuk jam ndihmuar nga arbitrat”, u shpreh Ksavi.
PANORAMASPORT.AL