Sunday, 22. March 2026
Sport

Mesfushori i Kombëtares, në dyshim për debutimin me kampionët e Seria A

GS 16/08/2024 1 Min. Lesezeit

Prezenca e Kristjan Asllanit për ndeshjen kundër Xhenoas është në pikëpyetje. Mesfushori i Kombëtares shqiptare vazhdon të punojë i veçuar në krahasim me pjesën tjetër të skuadrës dhe për këtë arsye nuk e ka të sigurt pjesëmarrjen e tij në listën e lojtarëve të grumbulluar nga trajneri Simone Inzagi.

-900-0-1711121327xasllani-131

Ky i fundit do të vendosë ditën e sotme pas stërvitjes nëse do ta rrezikojë mesfushorin kuqezi. Prej 2-3 ditësh, Asllani vazhdon të punojë i diferencuar për faktin se ka një ngarkesë dhe lodhje muskulore.

Në ndeshjen miqësore kundër Çelsit në Londër ai kërkoi zëvendësim në pjesën e dytë, pasi e kishte nisur atë si titullar për shkak të mungesës së Çalhanoglusë.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: