Finalja që solli triumfin në Katar 2002, ka qenë ndeshja e fundit e Lionel Mesit në një Kupë Bote. Ylli argjentinas e tha një gjë të tillë pasi bëri të tijin trofeun më të lakmuar dhe e përsëriti edhe sot në një intervistë nga grumbullimi i përfaqësueses së Argjentinës.
I intervistuar nga “Titan Sports”, Mesi ka theksuar edhe një herë se nuk ka ndër mend të jetë pjesë e Argjentinës në Botërorin 2026.
“Jo, Katar 2022 ishte Kupa e Botës e fundit e imja. Të shohim se si do të shkojnë gjërat, por parimisht, nuk do të jem i pranishëm në Botërorin e ardhshëm”, tha Mesi.
Shumëkush mendoi se kalimi te Inter Majemi në SHBA ishte pikërisht që Mesi të promovonte Botërorin ku do të ishte protagonist për herë të fundit. Por duket se ”Pleshti” ka ide të tjera për fundin e karrierës së tij dhe nuk e mendon veten aq gjatë në radhët e përfaqësueses.
PANORAMASPORT.AL