• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 30, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Mësohet data se kur do të merret verdikti final për 115 akuzat ndaj Manchester Cityt

11/04/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Manchester City raportohet se ka pak gjasa që të mësojë vendimin përfundimtar për 115 akuzat e ngritura ndaj tyre për thyerje të rregullave financiare para verës.

Sipas një raportimi nga The Telegraph, për shkak të numrit të akuzave dhe ndërlikimeve që përfshijnë thyerjet e dyshuara të rregullave financiare nga City, një vendim ka pak gjasa që të merret të paktën deri në muajt e ardhshëm.

Kjo është një nga historitë më të mëdha në futbollin e kohërave moderne dhe në rast se City e humbet këtë rast, ata mund të përballen me një heqje të madhe të pikëve ose heqje të trofeve, teksa rënia nga elita duket version pak i mundshëm.

Trajneri i ‘Qytetarëve’, Pep Guardiola, kishte thënë në shkurt se ai kishte menduar që një vendim do të merrej në fund të marsit, por tani jemi në prill dhe nuk ka asgjë të qartë rreth këtij rasti.

Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi përfundimtar dhe a do të merret ai para fillimit të sezonit 2025/2026 në Ligën Premier, i cili është paraparë të nis më datë 16 gusht.

Misioni i Cityt deri në fund të sezonit mbetet që të sigurojnë një pozitë që dërgon në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm dhe për këtë duhet të luftojë me klube si Newcastle, Chelsea dhe Nottingham Forest.

Next Post

Skuadra shqiptare kërkon tre pikë për ekzistencë në Kampionatin e Malit të Zi

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.