Wednesday, 29. April 2026
Sport

Mësoni arbitrat e ndeshjes Itali – Shqipëri

GS 13/06/2024 1 Min. Lesezeit

Edhe 2 ditë na ndajnë nga ndeshja e parë e Shqipërisë në Euro 2024.

Sfida e parë e kuqezinjve të Sylvinhos do të jetë më 15 qershor në orën 21:00 përballë Italisë, ndeshje e cila do të zhvillohet në stadiumin “Signal Iduna Park” të Dortmundit.

Tashmë janë bërë zyrtarë edhe emrat e arbitrave që do të gjykojnë në këtë ndeshje, të gjithë ata do të jenë gjermanë.

Kryesori i kësaj sfide do të jetë arbitri i njohur, Felix Zwayer.

Asistentët e këtij të fundit do të jenë Stefan Lupp dhe Marco Archmuller.

Në rolin e arbitrit të katërt është emëruar Daniel Siebert, ndërsa nga dhoma e VAR-it në ndihmë të kryesorit Zëayer do të vijë, Bastian Dankert.

Teilen: