Wednesday, 20. May 2026
Sport

Messi apo Haaland, kush e meriton “Topin e Artë” sipas Pep Guardiolës

GS 30/10/2023 1 Min. Lesezeit

Vëmendja e futbolldashëve ditën e sotme është  në kryeqytetin francez Paris, ku do të ndahet çmimi më i madh individual, Topi i Artë.

Lionel Messi, Erling Haaland dhe Kylian Mbappe janë kandidatët kryesorë për të marr në shtëpi çmimin prestigjioz.

Ceremonia fillon në ora 20:45 dhe mbahet në Paris.

Trajneri spanjoll e ka bërë një deklaratë diplomatike rreth këtij çmimi.

“Kam ndjeshmëri dhe lidhje mjaft të fortë me Messin e Haalandin. Nëse e fiton Messi, do të jetë një fitore vetëm për Kupën e Botës. Nëse e fiton Haaland, do të jetë vetëm për sezonin që e ka pasur. Duhet të ndahen dy çmime sivjet. E meritojnë të dy ta fitojnë Topin e Artë”, deklaroi Guardiola para gala mbrëmjes së sontme që do të mbahet në Paris të Francës.

Teilen: