Pas largimit me dëshirën e tij të Javier Mascherano, Inter Miami është vënë në kërkim të një trajneri të ri. Sipas “Sport”, Xavi Hernandez është një nga kandidatët kryesorë për të marrë drejtimin e klubit të MLS-së. Filozofia e spanjollit duket se përshtatet më së miri me atë që kërkon Inter Miami, por ka dhe një arsye tjetër madhore.
Janë pikërisht ish-shokët e tij te Barcelona, Leo Messi, Luis Suarez dhe Sergio Busquets, që po e shtyjnë Xavi-n të pranojë propozimin e klubit amerikan. Megjithatë, vetë Xavi është i dyzuar, pasi duket se preferon më shumë të drejtojë një ekip elitar në ligat kryesore të Europës.
Edhe pse ka pasur disa oferta brenda Euopës, por edhe në vendet e tjera si në Arabinë Saudite, Xavi ka refuzuar dhe nuk ka pranuar të drejtojë asnjë ekip pas largimit nga Barcelona. Arsyeja sipas tij është se po kërkon një projekt ambicioz.