Thursday, 3. September 2026
Sport

Messi njoftoi tërheqjen nga kombëtarja, ja si do të nderohet në Argjentinë

GS 03/09/2026 1 Min. Lesezeit

Vendimi i Lionel Messit për t’u tërhequr nga kombëtarja ka bërë bujë të madhe në Argjentinë.

Sipas mediave vendase, gjyqtarët do ta ndërpresin lojën në minutën e dhjetë të çdo ndeshjeje të turneut të ardhshëm “Clausura” – si dhe në ligat e tjera të meshkujve dhe femrave në Argjentinë – për të nderuar karrierën e Messit me kombëtaren.

AFA (Federata e Futbollit e Argjentinës) e zgjodhi këtë moment të ndeshjes si një referencë simbolike ndaj numrit 10, numrit që Messi ka mbajtur gjatë pjesës më të madhe të karrierës së tij me  skuadrën “Albiceleste”.

Teilen: