Inter Miami u eliminua nga Liga e Kampionëve CONCACAF pasi humbi 3-1 ndaj Monterrey të Meksikës në ndeshjen e dytë. Skuadra e Tata Martinos humbi përballjen e parë çerekfinale 1:2 në shtëpi, kur ishte pa yllin e tyre të madh Lionel Messi.
Argjentinasi startoi në ndeshjen e dytë, së bashku me ish-bashkëlojtarët e tij të Barcelonës, përcjell GazetaBlic Sport.
Ndonëse mysafirët kishin më shumë posedim të topit, nuk arritën të krijonin shumë raste shënimi.
Gjysmë ore pas fillimit të takimit, Monterey kaloi në epërsi në rezultat.
Në fund të pjesës së parë, Suarez shënoi, por pati një pozicion jashtë loje dhe goli i tij u anulua. Në minutën e 60-të, meksikanët dyfishuan epërsinë e tyre përmes Herman Berterame, teksa Jesus Gallardo i dha fund çështjës së fituesit katër minuta më vonë.
Në minutën e 74-të, Alba u përjashtua me karton të kuq pasi kapi për fyti një kundërshtar dhe mori kartonin e dytë të verdhë.
Goli i nderit për Inter Miamin erdhi nga Gomez.
Megjithatë, Monterey kaloi në gjysmëfinale të kompeticionit, ku do të përballet me Columbus Crew. Pachuca dhe Club America do të garojnë në gjysmëfinalen tjetër.
/GazetaBlic Sport