Sunday, 16. August 2026
Sport

Messi përballë kritikave, gjesti ndaj Cucurellas ndez polemika në finalen e Botërorit (Video)

GS 20/07/2026 2 Min. Lesezeit

Një episod i diskutueshëm në finalen e Kupës së Botës ka vendosur përballë Lionel Messin dhe Marc Cucurellan, duke shkaktuar debate edhe mes komentatorëve.

Kapiteni i Argjentinës protestoi te gjyqtari pas kartonit të kuq të marrë nga Enzo Fernandez, duke kërkuar që edhe mbrojtësi i Spanjës të ndëshkohej për një gjest ndaj lojtarëve argjentinas.

Sipas komentatorit të talkSPORT, Jim Proudfoot, Messi u ankua se Cucurella kishte shkuar pranë njërit prej futbollistëve të Argjentinës duke i mbuluar gojën gjatë komunikimit, një veprim që sipas yllit argjentinas duhej të konsiderohej si sjellje konfrontuese dhe të ndëshkohej me karton të kuq.

“Messi po i thoshte gjyqtarit se sipas ligjit të ri kjo duhet të konsiderohej si një mënyrë konfrontuese dhe një shkelje për karton të kuq. Por asgjë nuk ndodhi”, deklaroi Proudfoot.

Megjithatë, reagimi i Messit nuk kaloi pa kritika. Ish-kapiteni i Anglisë, Wayne Rooney, e cilësoi episodin si një moment zhgënjyes për t’u parë. “Ishte zhgënjyese dhe e trishtueshme për t’u parë nga një lojtar si Messi”, tha Rooney gjatë analizës televizive.

Edhe ish-portieri i Anglisë, Joe Hart, nuk e fshehu pakënaqësinë: “Nuk më pëlqeu fare kjo”. Një tjetër episod që shton polemikat rreth finales së Botërorit, ku përtej emocioneve të lojës, edhe sjellja e yjeve më të mëdhenj mbetet gjithmonë nën lupën e opinionit publik.

Cucurella se rasca y Messi pide que lo expulsen por taparse la boca…
Jajajaja es un chiste con patas negras. pic.twitter.com/YSiDmQxykX

— 🇯🇲 T-yes 🐺 (@t_yes) July 19, 2026

Teilen: