Pas tripletës në ndeshjen e parë të Botërorit 2026 kundër Algjerisë, Lionel Messi ka bërë një tjetër hap përpara drejt rekordit të golashënuesit më të mirë të të gjitha kohërave në turneun e meshkujve.
Ylli argjentinas ka barazuar gjermanin Mirosllav Klose në kuotën e 16 golave në Kupën e Botës. Për “Pleshtin” duhen edhe dy gola që të arrijë një tjetër rekord absolut.
Për t’u bërë golashënuesi më i mirë i të gjithë kohërave në Kupën e Botës, si për meshkuj, edhe për femra, Messi duhet të tundë edhe dy herë të tjera rrjetën që të kalojë brazilianen Marta.
Legjenda braziliane ka shënuar 17 gola në Kupën e Botës, duke vendosur rekordin absolut 7 vite më parë. Tani ajo është e kërcënuar seriozisht nga Lionel Messi.