Monday, 11. May 2026
Sport

Mevlan Zeka transferohet në Rumani

GS 22/06/2025 1 Min. Lesezeit

Pas Drilon Hazrollajt e Drilon Islamit, edhe një futbollist tjetër nga Kosova është transferuar në Rumani.

Bëhet fjalë për sulmuesin Mevlan Zeka, i cili të dielën është prezantuar tek Uta Arad.

Zeka me ekipin rumun ka firmosur kontratë dyvjeçare dhe po shihet si përforcim i rëndësishëm për sulmin.

Zeka, së fundmi ishte pjesë e Suharekës, ekip për të cilin realizoi 22 gola në sezonin 2024/25.

Teilen: